Enver Peci - Foto: KALLXO.com

Kryetari i Supremes Kërkon Përfundimin e Mandatit të EULEX-it

Enver Peci, kryetari i Gjykatës Supreme kërkoi sot përfundimin e mandatit të EULEX-it.

Enver Peci, kryetari i Gjykatës Supreme në Konferencën e Shtatë Vjetore Gjyqësore që po zhvillohet sot në Prishtinë, tha se ka ardhur koha që EULEX-i ta përfundojë misionin e tij në Kosovë.

NDËRLIDHUR

“Dëshiroj të potencoj se misioni i EULEX-it, të cilin e falënderoj, duhet të përfundojë, ngase ka ardhur koha që Kosova të përballet vetë me problemet e saja si shtet i pavarur dhe sovran”, tha Peci.

Ai më tutje konstatoi se “gjyqësori kosovar i ka energjitë si dhe kapacitetet e nevojshme profesionale për të përballuar me sukses sfidat që ka” edhe pa praninë e Misionit Europian të Sundimit të Ligjit.

EULEX-i ka mandat në Kosovë deri në qershor 2018.

Më 22 nëntor në gjykimin e Ukë Rugovës dhe të tjerëve për dhënien e paligjshme të vizave italiane, gjyqtari ndërkombëtar kërkoi që ky gjykim të mos zvarritet në mënyrë që të kryhet para se EULEX-i ta kryejë mandatin.

Gjyqtari Do Kryerjen e Gjykimit të Ukë Rugovës para Largimit të EULEX-it

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi kur dolën dyshime se nuk e ka të kryer provimin e jurisprudencës, kërkoi që këto pretendime të hetohen nga EULEX-i.

Aleksandër Lumezi Paralajmëron Padi ndaj Enver Hasanit

02 Dhjetor 2017 - 11:38

Labinot Leposhtica 02/12/2017 - 11:38
NDËRVEPRIMI49