Enver Peci jep betimin si gjyqtar i Kushtetueses

Gjyqtari Enver Peci sot ka dhënë betimin para Presidentes Vjosa Osmani dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.

Sipas njoftimit të presidencës, Presidentja Osmani e ka uruar Pecin për angazhimin e mëtejmë në Kushtetuese dhe ka potencuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kurse gjyqtari Peci është betuar se do t`i qëndroj besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do t`i respektoj rregullat e etikës profesionale.

Më 24 nëntor, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kandidatin Enver Peci gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Peci ka marrë 66 vota të deputetëve në raundin e parë të votimeve në seancën e sotme të Kuvendit.

Kuvendi zgjedh Enver Pecin gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese