Foto: KALLXO.com

Pasuria e Enver Pecit, i zgjedhur gjyqtar në Kushtetuese

Mbi 37 mijë euro të hyra vjetore ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), Enver Peci, i cili sot është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi 81 metra katrorë me vlerë 20 mijë euro dhe një banesë 109 metra katrorë me vlerë 45 mijë euro të blerë më 2013.

Për shtëpinë ka deklaruar se e ka të trashëguar, ndërsa banesën të blerë me kredi, e cila është paguar në janar të 2019-tës.

Bashkëshortja e tij ka deklaruar një parcelë 463 metra katrorë, me vlerë 20 mijë euro, të blerë vitin e kaluar.

Para të gatshme ai ka deklaruar rreth 30 mijë euro në pronësi të tij, mbi 1,700 euro në pronësi të fëmijëve dhe 215 euro në pronësi të bashkëshortes.

Peci ka të deklaruara dy vetura. Një veturë “Passat” me vlerë 6,700 euro, në pronësi të fëmijëve, e blerë në vitin 2016 dhe një “Opel Meriva” me vlerë 6,600 euro të blerë në vitin 2020. Të dyja këto thuhet se janë blerë nga kursimet familjare.

Të hyra vjetore nga buxheti i shtetit bashkëshortja e tij ka deklaruar rreth 450 euro, ndërsa fëmijët e tij rreth 3 mijë euro.

Detyrimet financiare ka 12 mijë euro kredi në emër të fëmijëve për renovimin e banesës, në kohëzgjatje prej 3 viteve.

Kuvendi i Kosovë ka zgjedhur sot me 66 vota për Enver Pecin gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.