Maunja e ndihmave nga Malisheva | Foto: Komuna

Komuna e Malishevës Ndihmon Zonat e Përmbytura në Shqipëri

Komuna e Malishevës, i është përgjigjur thirrjes për t'i ndihmuar zonat e përmbytura të Shqipërisë.

Nga Malisheva është nisur një maune me ndihma, përkatësisht me ushqim për bagëti, pasi në këtë sektor llogaritet se janë shkaktuar edhe dëmet më të mëdha.

NDËRLIDHUR

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, “Komuna e Malishevës, i është përgjigjur thirrjes për ta ndihmuar shtetin shqiptar, përkatësisht zonat më të dëmtuara nga përmbytjet dhe kërkesa e adresuar në Malishevë, ka qenë për sigurimin e ushqimit për bagëti, pasi përmbytjet dhe vërshimet e ditëve të fundit, e kanë goditur më shumë këtë sektor”, thuhet në njoftimin e dërguar nga komuna e Malishevës.

“Malisheva e di më së miri se çka do të thotë të dëmtohesh nga përmbytjet dhe vërshimet, sidomos në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, pasi me situata të tilla Komuna e Malishevës, përballet çdo vit, prandaj edhe është vlerësuar si shumë e nevojshme, që sadopak edhe ne si komunë, të ndihmojmë në këtë drejtim”, thuhet më tutje në njoftimin e komunës.

Njoftimi sqaron se kryetari Ragip Begaj e ka miratuar ndihmën për Shqipërinë.

“Ne si drejtori kemi kërkuar nga kryetari i Komunës, Ragip Begaj, që ta mbështesë kërkesën, e cila është miratuar nga kryetari dhe menjëherë janë nisur ndihmat e para për zonat e përmbytura në Shqipëri”, tha Paçarizi.

Maunen e ka siguruar sektori privat, ndërsa ushqimi për kafshë është siguruar nga komuna./21Media

06 Dhjetor 2017 - 11:53

RTV 21 06/12/2017 - 11:53
NDËRVEPRIMI8