KEK-u Zgjat Afatin për Nënshkrim të Kontratave të Zhvendosjes

Korporata Energjetike e Kosovës pas interesimit të madh të banorëve të Hades e Shipitullës për kontratat e zhvendosjes, ua ka vazhduar atyre afatin për nënshkrim edhe për pes ditë.

“Duke pasur parasysh këtë reflektim të banorëve dhe angazhimin maksimal të të gjithë akterëve, e me theks të veçantë qeverisë së vendit për ta përmbyllur këtë proces me sukses, KEK ka vazhduar afatin e nënshkrimit të kontratave edhe për pesë ditë”, thuhet në një njoftim të KEK-ut.

KEK-u edhe një herë në komunikatë u ka bërë thirrje banorëve që të nënshkruajnë këto kontrata, duke i vlerësuar ato shumë të favorshme.

“KEK-u edhe një herë u bën thirrje banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë për të nënshkruar sa më parë marrëveshjet për zhvendosje”, thuhet në komunikatë.

Kek-u konstaton se “ky veprim mbi të gjitha duhet të shihet si obligim e interes nacional”.

Korporata më parë kishte kërkuar nga banorët e Hades dhe Shipitullës që këto kontratat e zhvendosjes t’i nënshkruajnë deri më 15 dhjetor.

http://kallxo.com/kek-u-fton-banoret-e-shipitulles-dhe-hades-ti-nenshkruajne-kontratat-per-zhvendosje/

Para një jave Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur për zhvendosjet nga Hadja e Shipitulla tha se nuk do të lejojë që disa matrapazë ta bllokojnë Kosovën.

http://kallxo.com/haradinaj-nuk-lejojme-matrapaze-ta-bllokojne-kosoven/

Hadja e Shipitulla janë të vendosura mbi rezerva të qymyrit që KEK-ut i duhen për të prodhuar energji elektrike.