ZKA: Menaxheri i një kontrate në Gjilan s'ka qenë në dijeni që për kontratat publike kornizë të lidhura nuk vlen pragu 30%

Komuna e Gjilanit gjatë vitit 2021 kishte bërë tejkalim të kontratës publike kornizë për 72,000 euro, për një projekt të rregullimit të rrugëve dhe pastrimit të lumenjve dhe largimit të deponive.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se kjo ka ndodhur për shkak se menaxheri i kontratës së këtij tenderi nuk ka qenë njohuri që për kontratat publike kornizë të lidhura me çmim për njësi nuk vlen pragu apo tavani plus/minus tridhjetë përqind (30%).

Sipas ZKA-së, Komuna me datën 17 dhjetor të vitit 2020 kishte lidhur kontratë publike kornizë me çmim për njësi për ”Rregullimin dhe hapja e rrugëve të rendit tretë, pastrimi i lumenjve dhe largimi i deponive të egra” në vlerë 240,000 euro.

Auditori ka thënë se tejkalimi i kontratave publike kornizë ndikon në rritjen e shpenzimeve shtesë të paarsyeshme dhe të paplanifikuara të parasë publike si dhe mund të ndikon në rritjen e obligimeve komunale.

ZKA ka rekomanduar nga kryetari akutal, Alban Hyseni që të shtoj kontrollet për të siguruar që përmes menaxherit të kontratës, do të bëhet mbikëqyrje e mirëfilltë e kontratave publike kornizë me çmim për njësi në mënyrë që të mos bëhet tejkalimi i tyre.

Kjo cështje rregulloret edhe përmes neni 56.15 Rregullës dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik parasheh “Kurdo që Autoriteti kontraktues nuk dinë sasitë indikative, kontratat me çmime për njësi, AK duhet të përcaktoj peshët në bazë të rëndësisë së secilës “kategori të shërbimeve” ose secilit” artikull” në mënyrë që Autoriteti Kontraktues të përcaktoj se cila është oferta me çmim më të ulët. Në këto raste nuk vlen pragu apo tavani plus/minus tridhjetë përqind (30%), si p.sh. mirëmbajtje të veturave, mirëmbajtje të gjeneratorëve etj. Në këto raste në hapje publike të ofertave lexohet çmimi total i poentuar (peshuar) i cili shërben vetëm për qëllim të vlerësimit të ofertave ndërsa kontrata lidhet me çmime për njësi”.

 

Auditori: Ish-kryetari i Gjilanit subvencionoi një OJQ pa thirrje publike