Foto: AAK

Haradinaj u Premton Shqiptarëve të Luginës Shtetësinë e Kosovës

Këtë premtim, Haradinaj e bëri në një bashkëbisedim me qytetarët e Gjilanit, të hënën në mbrëmje.

“Shteti i Kosovës është rezultat edhe i preshevarëve. Nuk ka logjikë që shteti ynë i Kosovës sot mos me i kuptuar drejt preshevarët. Nuk mundesh me i lanë në vendin e vet, duke ua refuzuar shtetësinë e Kosovës”, tha ai.

Sipas Haradinajt, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës duhet të përfitojnë nga e drejta e dyshtetësisë.

“Dyshtetësia sot ekziston, e me këtë dyshtetësi mbesin në vatrat e veta, por edhe këtu jetojnë si i ka hije, me dinjitet. Një ditë, një Kosovë tjetër, kjo punë është një minutë, një vendim”, shtoi Haradinaj.

“S’kemi me leju me u sjellë jodrejt ndaj jush. Ketë e keni vendim të marrur. Kur vjen dita, do të ndodh”, tha ai.