Haradinaj: Në Amerikë u Trajtova si Partner

Ramush Haradinaj tha se u dëgjua në Amerikë, ndërsa tha se atje nuk i dhanë detyra.

“Pritja në Amerikë ka qenë pritje për ni partner, nuk ka kanë dhanë detyra kanë pasë qef me na dëgju, jem trajtu si partnerë”, tha Haradinaj.

Ai deklaroi se në Bruksel nuk e dëgjuan si në Amerikë.

“Për dallim që kur isha në Bruksel, që kur i prezantoja pikëpamjet tona u bojshin nervoz, në Uashingron nuk ishte kështu”, tha Haradinaj.

Kryeministri e komentoi edhe daljen jashtë vendit të tre liderëve institucionalë, pasi u pyet nga gazetarët rreth shkeljes së Ligjit të Protokollit të Shtetit.

“E di që në ni moment kem qenë tretë jashtë vendit, por nuk kemi shku në të njëjtën kohë”, tha Haradinaj.

Ai kërkoi paqe e qetësi në ditët deri te dhjetëvjetori i pavarësisë.

“Ju ftoj ta kemi ni paqe këto 4-5 ditë, kemi vizita nga shumë njerëz në Kosovë, ta çojmë ni porosi sa ma të mirë e sa ma mikëpritëse, ashtu siç jemi si popull”, tha Haradinaj.

13 Shkurt 2018 - 17:29

Erjonë Popova 13/02/2018 - 17:29
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend