Daut Haradinaj | Foto: Facebook

Haradinaj: Mos ta kryqëzojmë AUV-in, në 33 komuna janë vetëm 11 inspektorë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha se nuk duhet kryqëzuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës për skandalin me mishin e prishur, ngase sipas tij ka pak inspektorë. Ai tha se në 33 komuna janë vetëm 11 inspektorë.

Por, sipas Haradinajt, ka rrjet të kriminalizuar, që siç tha ai “nis prej pikës kufitare deri te marketet”.

Ai tha se sensibilizues në këtë fushë ka qenë media, e jo institucionet.

Haradinaj dha edhe disa statistika.

“Vetëm në këta tre muaj, janar-mars janë asgjësuar 81 mijë kilogramë të shumë produkteve ushqimore, janë asgjësuar mbi 80 mijë kilogramë mish i kuq. Janë bërë 11 mijë mostra, ku mbi 1 mijë ka dalë që nuk i plotësojnë kushtet me qenë në treg”.

Ai propozoi që në fund të debatit për skandalin me mish të prishur dhe cilësinë e ushqimit në Kosovë deputetët të dalin me një rezolutë dhe t’i obligojnë institucionet që të marrin masa në këtë drejtim.

Në mars shpërtheu skandali i mishit nga Belgjika kur në këtë shtet një kompani që kishte importuar mish edhe në Kosovë u mbyll për shkak të kushteve johigjienike të mbajtjes së mishit.

 

http://kallxo.com/gjykata-vendos-per-biznesmenin-anton-jupa/

Nëpër komunat kosovare pas këtij skandali janë sekuestruar sasi të shumta të mishit të mbajtura nën standardet e kërkuara për këtë produkt.