Gjykata e hudh poshtë aktakuzën ndaj Ramush Haradinajt dhe të tjerëve

Gjykata e Prishtinës përmes një vendimi e ka hudhur poshtë akuzën ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Lah Ibrahimaj, Zafir Berisha, Shqipe Pantina, Time Kadrija, Daut Haradinaj dhe Visar Ymeri.

Mbi ta rëndonte akuza për vepër penale të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Deri të hedhja e akuzës ka ardh pasi kjo çështja penale e ka arritur parashkrimin.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës se Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Gashi në një përgjigje tha se aktvendimi është marrë jashtë seancës dhe është pushuar procedura penale ndaj të njëjtëve.

“Më datë 21.03.2022 jashtë seancës ka marr Aktvendim, ka hudhur aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm PP/II.Nr.7305/15 të datës 15.03.2018 dhe është pushuar procedura penale ndaj të pandehurve R. S., L. I., Z. B., R. H., Sh. P., T. K., D. H. dhe V. I.” thuhet në përgjigjen e gjykatës për KALLXO.com.

Sipas aktakuzës të lartcekurit kanë penguar policëve shoqërimin e tani kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit te organet kompetente.

Rasti kishte ndodhur në nëntor të vitit 2015.

Haradinaj ‘Legjitimon’ Gazin Lotsjellës: Ka Pasur Efekte të Mira për Vendin