Haradinaj gjatë fjalës së tij në hapje të javës së krenarisë | Foto: ZKM

Haradinaj: Kosova e Gatshme të Respektojë Komunitetin LGBTI

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në hapjen e Javës së Krenarisë.

Teksa mori pjesë në hapjen e Javës së Krenarisë, kryeministri Ramush Haradinaj u zotua se institucionet do të mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI.

NDËRLIDHUR

Për Haradinajn organizimi i Paradës së Krenarisë e vërteton se do të respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve ashtu siç garantohet me kushtetutë.

“Kjo e vërteton edhe një guxim tonin, edhe qytetar, edhe shoqëror por edhe institucional, që atë që ne e kemi deklaruar me Kushtetutë, se ne do t’i respektojmë të drejtat e të gjithëve pa dallim”, tha Haradinaj.

Haradinaj më tutje deklaroi se Kosova respekton lirinë e zgjedhjes së secilit dhe secilës.

“Kosova është e gatshme të respektoj të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë, dhe njëkohësisht të mundësoj një barazi dhe liri njerëzore, liri të zgjedhjes, në bazë të përcaktimit të secilit dhe secilës”, tha Haradinaj.

Përfaqësuesi i organizatave joqeveritare të cilat merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTI,  Agim Margilaj përmendi legjislacionin e mirë të vendit për të drejtat e këtij komuniteti.

“Konsiderojmë se Republika e Kosovës ka një legjislacion ndër më të avancuarit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, një legjislacion që është në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Europian”, tha Margilaj.

Ndërkaq Haradinaj para fillimit të fjalimit të tij e pranoi një kravatë me ngjyrat e ylberit, të cilat janë simbol i paradës dhe komunitetit LGBTI, nga drejtori i Paradës së Krenarisë në Holandë.

“Është për mua hera e parë, edhe në jetë por edhe si kryeministër, që jam nikoqir për të organizuar një pritje për komunitetin LGBTI në Kosovë”, tha Haradinaj.

Edhe pse të ftuar, ceremonisë së hapjes së javës së Krenarisë i munguan dy krerët tjerë të shtetit- Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Thaçi kishte marrë pjesë vitin e kaluar në marshin e këtij komuniteti, ndërsa edhe Veseli kishte folur për të drejtat e tij.

Parada e Krenarisë do të organizohet të martën në Prishtinë.

Më 10 Tetor Mbahet Parada e Parë e Krenarisë në Kosovë

KALLXO.com kishte shkruar për mungesën e raportimit të urrejtjes ndaj këtij komuniteti.

06 Tetor 2017 - 20:56

Ardit Kika 06/10/2017 - 20:56
NDËRVEPRIMI649

Haradinaj: Kosova e Gatshme të Respektojë Komunitetin LGBTI

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend