Osmani në hapjen "Javës së Krenarisë": Le të punojmë më shumë për dashurinë në shoqëri, shtet e familje
06.6.2022 - 23:46
Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës është bërë hapja e “Javës së Krenarisë”.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të punohet më shumë për dashurinë në shoqëri, në shtet dhe në familje.
“Le të punojmë më shumë për dashurinë në shoqëri, në shtet dhe në familje sepse dashuria është dashuri”, citohet të ketë thënë presidentja.
Sipas komunikatës së dërguar nga Prishtina Pride, presidentja Osmani ka bërë thirrje për përkrahje për personat LGBTQI+ në Kosovë.
Sot ka filluar “Java e Krenarisë 2022” në Prishtinë.
“Java e Krenarisë 2022” do të zgjasë ndërmjet datave 6 dhe 9 qershor.
Nesër fillon “Java e Krenarisë 2022” në Prishtinë