Fshati Shipitullë; Foto: KALLXO.com

Haradinaj Dëgjoi Kërkesat e Banorëve të Shipitullës

Pas afër 2 orë e gjysmë përfundoi takimi ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj, banorëve të Shipitullës dhe të Hadës dhe menaxhmentit të KEK-ut.

Pasi dëgjoi problemet dhe kërkesat e banorëve, Haradinaj kërkoi lejen e banorëve që të merret me tri çështje, njohjen e metrit katror 100% e jo 70%, punësimin dhe çmimin e tregut prej 350 eurosh.

Megjithëse ky propozim u përkrah nga banorët e Shipitullës, Haradinaj i ftoi prapë nesër në takim përfaqësuesit e banorëve të Shipitullës në ora 14:00 dhe ata të Hadës në orën 15:00 në kabinetin e tij për të diskutuar më tej rreth këtyre çështjeve.

Ka disa ditë që banorët e Shipitullës po protestojnë duke u përpjekur të pengojnë punën e ekskavatorëve të KEK-ut, të cilët sipas tyre kanë hyrë, kundërligjshëm, në zonën që rrezikon banorët e këtij fshati.

Sipas banorëve që ende jetojnë pranë mihjes sipërfaqësore të thëngjillit, këta ekskavatorë nxorën thëngjill në zonën 120 metra larg shtëpive, ndërsa sipas tyre, ata duhet të punojnë në zonën e sigurisë prej 250 metrash.

Protesta lidhet edhe me shpronësimin e pronave të këtyre banorëve për shfrytëzimin e thëngjillit nën shtëpitë e tyre dhe në zonën përreth.

Më 30 gusht qeveria në detyrë miratoi shpronësimin e 17 pronave të Shipitullës. /21Media

Lazarati i Kosovës