Ekskavatorët e KEK-ut Shkelin Zonën e Sigurisë në Shipitullë

Sipas banorëve, ekskavatorët janë duke punuar në zonë duke rënë ndesh me ligjin. Me ligj, tha një banor, zona e sigurisë është 250 metra e ekskavatorët janë duke operuar në zonën e sigurisë 120 metra.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeinspektori i minierave të KPMM-së, Fatmir Gërguri, i cili ka kërkuar nga banorët që të lejojnë ekskavatorët që të punojnë edhe sonte ngase nesër e tutje do të merret një vendim.

“Puna e ekskavatorëve të KEK-ut dhe e KEK-ut në përgjithësi është vitale për vendin… Nuk mujna me marrë urdhëresë me ndalë punën tu pasë parasysh një kolaps të mundshëm energjetik. Nesër e tutje do të merren vendimet”, u ka premtuar Gërguri banorëve, të cilët janë shpërndarë pas këtij premtimi.

Në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të sigurimit të KEK-ut.

KALLXO.com ka raportuar sot për protestën e banorëve të Shipitullës, të cilët shprehën paknaqësitë e tyre për punën e eskavatorëve të KEK-ut.

http://kallxo.com/banoret-e-shipitulles-protestojne-kek-pret-zhvendosje-te-qete/