Foto-ilustrim

Granatë Dore në Lagjen ‘Mati 1’

Sot rreth orës 17:30, Policia ka pranuar nga qytetarët një informatë sipas të cilës buzë rrugës “Muharrem Fejza”, në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë, është gjetur një mjet shpërthyes.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj.

Ajo tha se Policia menjëherë i është përgjigjur thirrjes dhe në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur një granatë dore të vjetër e pashpërthyer.

“Njësitë e nevojshme policore janë duke u marrë me rastin”, tha zëdhënësja e Policisë.