Policia e Kosovës

Shpërthim në Prishtinë, dyshohet për granatë dore

Një granatë dore dyshohet se shpërtheu të mërkurën në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Policia pas pranimit të informacionit ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka takuar dy ankuese kosovare.

Ankueset kanë deklaruar se prej shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u shkaktuan dëme materiale në pronat e tyre dhe një veturë.

Njësitet për deminim kanë dal në vendin e ngjarjes, ku u gjet mjeti shpërthyes i dyshuar të jetë granatë dore e cila ka shpërthyer në rrethana ende të panjohura.