Radivoje Miletiq në sallën e gjyqit në Hagë. Foto: ICTY.

Gjykata e Hagës Refuzon Lirimin e Parakohshëm të Gjeneralit Serb

Gjykata e Hagës refuzoi kërkesën e gjeneralit serb të Bosnjës Radivoje Miletiq për lirim të parakohshëm, sepse, sipas llogaritjes së gjykatës, ai nuk ka kryer dy të tretën e dënimit të tij.

Mekanizmi për Gjykatat Ndërkombëtare në Hagë të enjten hodhi poshtë kërkesën për lirim të parakohshëm të paraqitur nga gjenerali serb i Bosnjës Radivoje Miletiq, i cili po vuan dënimin prej 18 vitesh burg për krime kundër njerëzimit në Srebrenicë në vitin 1995.

NDËRLIDHUR

Theodor Meron, kryetari i MICT, tha se Miletiq do ta ketë kryer dy të tretën e dënimit të tij në maj të vitit 2018 dhe jo në shkurt 2017, siç sugjerohet nga Ministria e Drejtësisë në Finlandë, ku është burgosur Miletiq.

Gjykata e Hagës mendon se kryerja e dy të tretës së një dënimi me burg është parakushti kryesor për lirimin e parakohshëm.

Ndryshimi në llogaritje vjen nga rregullat e Gjykatës, e cila nuk llogaritë 444 ditët që Miletiqi kaloi në lirim të përkohshëm në numrin e përgjithshëm të ditëve që ai kaloi duke vuajtur dënimin e tij.

Gjykatësi Meron përmendi gjithashtu ashpërsinë e krimeve për të cilat u dënua Miletiqi si një argument në favor të refuzimit të kërkesës së tij.

Miletiq, shefi i operacioneve dhe trajnimi dhe zv/shefi i shtabit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit dhe u dënua me 19 vjet burg në vitin 2010.

Dënimi i tij u reduktua nga 19 në 18 vjet burg në apel në vitin 2015.

Sipas gjykatës, Miletiç9i ishte në dijeni të plotë që në fillim të një plani për të vrarë ose dëbuar të gjithë boshnjakët nga Srebrenica dhe Zepa.

Ushtria Serbe e Bosnjës vrau më shumë se 8,000 boshnjakë pasi hyri në Srebrenicë në vitin 1995 dhe masakra deklaruar një akt gjenocidi nga gjykatat ndërkombëtare.

Gjykata zbuloi se një sulm i përhapur dhe sistematik kundër popullsisë civile filloi me nxjerrjen e një direktive nga lideri serb i Bosnjës gjatë kohës së luftës, Radovan Karaxhiq, në mars të vitit 1995.

Gjykata erdhi në përfundim se Miletiq mori pjesë në formulimin e kësaj direktive, e cila përcaktoi “planin kriminal” për një sulm ndaj “zonave të sigurta” të mbrojtura nga OKB-ja në Srebrenicë dhe Zepa.

Miletiq ishte në qendër të koordinimit midis shtabit kryesor dhe forcave në terren të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, duke raportuar për liderët ushtarakë dhe politikë Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq si edhe duke marrë të gjithë urdhrat që jepeshin.

29 Korrik 2017 - 12:13

Filip Rudiq, BIRN 29/07/2017 - 12:13
NDËRVEPRIMI15

Gjykata e Hagës Refuzon Lirimin e Parakohshëm të Gjeneralit Serb

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend