Foto: KALLXO.com

Fillon Heqja e Barrikadës nga Ura mbi Ibër

Fillimin e punëve për heqjen e barrikadës nga ura mbi lumin Ibër e ka përshëndetur edhe Thomas Gnocchi, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

“E rëndësishme është që puna ka nisur. Unë nuk mund të komentoj mospraninë e zyrtarëve të palës serbe këtu. Ne kemi qenë në kontakt me të dhe ata janë pajtuar me këtë proces”, tha Gnocchi, i cili është i pranishëm në vendin e ngjarjes.

“Mendoj që është shenjë e mirë që ky fillim i simbolik ka nisur në një situatë të qetë. Kjo do të na çojë në hapjen e urës për trafik. Më në fund njerëzit mund ta përdorin urën për çfarë edhe është”, tha Gnocchi.

Barrikada mbi Ure 0016 Barrikada mbi Ure 0017

11:05

“Sot është ditë e mirë për të gjithë qytetarët. Sot po bëhet e mundshme që të bashkohen qytetarët e të lëvizin lirshëm me rivitalizimin e urës”, ka thënë Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës Jugore.

Sipas tij, ura do të hapet tërësisht.

“Ka me qenë rrethrrotullim, por edhe hapësirë sportive”, theksoi ai.

Bahtiri e arsyetoi mungesën e homologut të tij, kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. “Pse ai nuk është prezent këtu është se z. Rakiq nuk gjendet në Kosovë”, tha ai.

Agim Bahtiri po ashtu mohoi zërat se në vendin ku është barrikada do të vendoset një punkt i KFOR-it. “Kjo është absolutisht e pavërtetë“, tha ai.

Fillimin e punimeve për heqjen e barrikadës dhe rivitalizimin e urës e paralajmëroi dje ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Ndërsa sot, Zyra e BE-së në Kosovë njoftoi se sot fillon implementimi i marrëveshjes së kohëve të fundit ndërmjet Ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe kryenegociatori, Marko Gjuriq.

Barrikada mbi Ure 002 Barrikada mbi Ure 003

Rivitalizimi i urës, investim ky në vlerë mbi 1.2 milion euro dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në lehtësimin e kontakteve ndërmjet njerëzve nga Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut dhe më tej.

“Me fillimin e implementimit të kësaj marrëveshjeje, Ura e Mitrovicës do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë”, thekson në një komunikatë Zyra e BE-së në Kosovë.

Ura e Mitrovicës pritet të hapet për këmbësorë dhe për automjete në të dyja drejtimet sipas rekomandimeve nga vlerësimi teknik dhe dizajni arkitekturor për të cilin janë dakorduar të dyja palët në qershor 2015.

Barrikada mbi Ure 006 Barrikada mbi Ure 007 Barrikada mbi Ure 008 Barrikada mbi Ure 009