Ilustrim

Pritjet në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë

Pritjet për hyrje në Kosovë në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë nga 10-20 minuta me kolona të gjata 80-100 metra.

Derisa, pritjet në dalje janë 5-10 minuta.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, pikat tjera kufitare me Serbinë ajo e Merdarës, Bërnjakut dhe Jarinjës vazhdojnë të jenë të mbyllura si shkak i vendosjes së barrikadave.

Lidhur me këto barrikada, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas një takimi me serb të Kosovës mbrëmjen e 28 dhjetorit, ka deklaruar se do largohen brenda 48 orëve.