Rudarë, barrikada. Foto: KALLXO.com/28.12.2022
Nis largimi i barrikadave në Rudarë
Kamionët janë ndezur dhe ka filluar largimi i tyre në Rudarë. Largimi i tyre po bëhet gati tri javë pas vendosjes së tyre.
Largimi i tyre ka ardhur pas takimit që presidenti i Serbisë e ka mbajtur mbrëmë në Rashkë, ku u premtua që brenda 24 deri në 48 orë do të bëhet largimi i barrikadave.
Bllokimi i rrugëve të veriut erdhi pas arrestimit të ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka kryet vepra penale terroriste.
Pantiq fillimisht u dërguar në paraburgim nën dyshimin se i njëjti më 6 dhjetor 2022 ka organizuar sulmet që ndodhën në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën Veriore. Pantiq ishte arrestuar nga policia e Kosovës më datën 10 dhjetor për sulm në zyrat e KQZ-së në Mitrovicë.
Më 28 dhjetor, me kërkesë të Prokurorisë, Pantiqit iu zëvendësua masa e paraburgimit me atë të masës së arrestit shtëpiak.