
Merdare - Foto: KALLXO.com
Pika kufitare 'Merdare' lirohet për qarkullim
29.12.2022 - 10:08
Policia e Kosovës ka njoftuar se pika kufitare në Merdare është liruar për qarkullim.
Kjo pikë është mbyllur dy ditë më parë pas vendosjes bllokimit të rrugës në kilometrin e dytë Brenda Serbisë.
“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim. Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët se tani pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”- thuhet në njoftim.
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq mbrëmë deklaroi se barrikadat në veri të Kosovës do largohen brenda 48 orësh.