Bekim Jashari , kryetar i Komunës së Skenderajt | Foto: KALLXO.com

Bekim Jashari Mirëpret Gradimin e Eprorëve të FSK-së

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka mirëpritur gradimin e eprorëve të FSK-së.

Njëri nga të graduarit është edhe Bashkim Jashari, njëri nga anëtarët e familjes Jashari.

Kryetari Jashari, me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook”, ka shkruar se gradimi i sotëm nga ana e Presidentit Thaçi është me vlerë dhe peshë të veçantë.

Sipas tij, ëndrra për formimin e ushtrisë pritet së shpejti të realizohet.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Bekim Jasharit:

Gradimi i sotëm nga Presidenti Thaçi për Bashkim Jasharin, Zymer Halimin, Enver Cikaqin, Ryfete Spahiun, Naim Hazirin, Xhevahir Gecin, Fadil Hadërgjonaj dhe Skënder Zhitinë, janë me vlerë e peshë të veçantë, sepse u bënë në datën e ditës së shënuar, të Epopesë së UÇK-së, 20 vjetorit të Marsit legjendar.

Ëndrra jonë për ushtrinë tonë, presim së shpejti të realizohet. Mrekullia e djemve e vajzave tona me përgatitjen e tyre ushtarake po na bëjnë çdo ditë krenar me të arriturat e tyre. Ata, do të përcjellin traditën më të ndritur të të parëve tanë, duke siguruar paqen, sigurinë dhe lirinë tonë!

Gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi për gradimin e disa eprorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ana e Presidentit Hashim Thaçi.

http://kallxo.com/thaci-gradon-ne-gjeneralmajor-njerin-nga-jasharet/