Foto-ilustrim

Arrestohet e Dyshuara, Përdori Armë Zjarri

Policia ka arrestuar në Deçan një femër, e cila në një video-incizim shihet duke përdorur armë zjarri.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit për këtë rast e dyshuara është liruar.

Sipas Policisë, arrestimi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Ndërsa, rasti për të cilin është arrestuar e dyshuara ka ndodhur më 17.12.2016.

Këtë rast Policia po e trajton si “armëmbajtje pa leje”.