Gjykata e Apelit - Foto: KALLXO.com

Apeli Lë në Paraburgim të Dyshuarin për Vrasjen e Foshnjës së Tij

Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Xh.K.

Kështu, kolegji penal e  ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 30.08.2017.

Xh.K. shqiptar nga Republika e Maqedonisë, me vendbanim në komunën e Vitisë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, pasi që i njëjti dyshohet se ka privuar nga jeta vajzën e tij të porsalindur.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore, për të cilën ia ka caktuar paraburgimin të pandehurit.

KALLXO.com ka raportuar rreth arrestimit të të dyshuarit, i cili dyshohet se e ka vrarë foshnjën e porsalindur, duke e hedhur në një përroskë.

http://kallxo.com/babai-dyshohet-se-vrau-foshnjen-e-tij/

http://kallxo.com/kryeprokurori-eshte-gjalle-nena-se-ciles-iu-mbyt-foshnja/