I Akuzuari për Terrorizëm nuk Pranon Fajësinë

Frangut në Gjykatën Themelore të Prishtinës iu lexua sot aktakuza nga prokurori Faik Halili.

Halili gjatë leximit të dispozitivit të aktakuzës tha se Frangu shkoi në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it nëpërmjet Turqisë.

“Pas marrëveshjes paraprake me Blerim Sylën me datën 03.11.2014 përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë fluturuar në aeroportin e Stambollit në Turqi ku nga Stambolli janë shkuar së pari në Hatay dhe nga atje në qytetin po ashtu të Turqisë afër me kufirin me Sirinë ku i janë bashkangjitur organizatës terroriste ISIS,” deklaroi prokurori.

Ai më tutje tha se “pas qëndrimit një kohë të gjatë në Siri përmes kufirit në Han të Elezit [Frangu e Syla] janë kthyer në Kosovë”.

Pastaj i akuzuari Leonis Frangu u pyet nga kryetari i trupit gjykues se a e pranon fajësinë.

“Jo nuk e pranoj fajësinë”, ishte përgjigjja e Leonis Frangut në seancë.

Pas deklarimit të Frangut, gjykata e caktoi 15 gushtin si datën e seancës ku do të kundërshtohet aktakuza.

Në fillim të seancës, pasi Frangu nuk kishte avokat për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike, atij iu caktua Feim Alaj, mbrojtës sipas detyrës zyrtare.