Aktakuzë për njeriun që dyshohet se rekrutoi dhe pagoi udhëtimin e disa kosovarëve për në Siri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.M., i dyshuar për disa vepra të cilat lidhen me terrorizëm.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, A.M. dyshohet se ka rekrutuar kosovarë për të marrë pjesë në zonat e konfliktit në Siri  përmes ligjëratave të cilat i ka mbajtur në Kosovë.

Tutje i njëjti dyshohet edhe se ka paguar udhëtimet e kosovarëve në mënyrë të drejtpërdrejtë për t’u bërë pjesë e luftës në Siri.

A.M., sipas Prokurorisë Speciale ka marrë pjesë në luftë në Siri si dhe i njëjti ka qenë pjesëtar i organizatës së shpallur terroriste ISIS.

Me këto veprime të përshkruara më lartë, Prokuroria Speciale ka dalë në përfundim që A.M. të akuzohet për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, lehtësim në kryerje të terrorizmit si dhe rekrutim.