Tjetër aktakuzë për pjesëmarrje në organizatat ISIS dhe Al-Nusra

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur edhe një aktakuzë për pjesëmarrje në grupe terroriste.

Kësaj radhe për pjesëmarrje në organizatat ISIS dhe Al-Nusra po akuzohet e pandehura V.B.

Ajo akuzohet se gjatë vitit 2014, bashkë me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin ishte larguar nga Kosova me qëllim që t’u bashkohet grupeve terroriste ISIS dhe “Al-Nusra” në Siri dhe Irak.

Sipas aktakuzës, e pandehura dhe bashkëshorti i saj kishin udhëtuar së bashku nga Stambolli në Siri. Gjatë qëndrimit në Siri, më 30 prill 2015, e pandehura e kishte humbur bashkëshortin e saj E.H., pasi i njëjti ishte vrarë.

V.B. është pjesë e grupit të grave të kthyera nga Siria gjatë muajit prill të vitit 2019.

Në fund të muajit dhjetor 2019, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur edhe aktakuza të tjera për gratë e kthyera nga Siria.

A.M. dhe J.Xh. dhe R.Q. në fund të vitit 2019 u akuzuan për pjesëmarrje në grupe terroriste në Siri.

Aktakuza të tjera ndaj grave të kthyera nga Siria