Sheshi në Pejë | Foto: AAK

AAK e Quan Ndërtim për Vota Sheshin ‘Jusuf Gërvalla’ në Pejë

AAK në Pejë ka fajësuar qeverisjen e Gazmend Muhaxherit se ka ndërtuar shesh me material jorezistent ndaj reshjeve.

Sheshin “Jusuf Gërvalla” në Pejë dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë e ka konsideruar të improvizuar dhe të ndërtuar për vota.

“Rreshjet dhe ngricat këto ditë kanë nxjerrë në pah edhe një tjetër dështim të radhës së ndërtimeve për vota, të klanit të kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Kjo parti opozitare në Pejë konstaton se sheshi është ndërtuar me materiale jorezistente ndaj reshjeve.

“Sheshi i improvizuar ‘Jusuf Gërvalla’ që ndodhet pranë Teatrit profesionist ‘Istref Begolli’, tashmë është bllokuar me shiritët e rrezikut, si pasojë e mos përshtatshmërisë dhe mosplanifikimit të materialit rrezitent ndaj rreshjeve dhe ngricave”, vijon reagimi.

AAK-ja tregon se komuna e ka rrethuar me shirita dhe e ka bllokuar sheshin.

“Bllokimi nga ana e komunës ka ardhur pas lëndimit të disa qytetarëve në lëvizje. AAK-Dega në Pejë, kujton se ky shesh ishte improvizuar së ‘ndërtuari’ në kohën e fushatës lokale zgjedhore në Pejë”, vijon reagimi.

AAK-ja kujton se kishte reaguasr disa herë edhe gjatë ndërtimit të sheshit.