Prezantimi i hulumtimit për shërbimet shëndetësore | Foto: KALLXO.com

81 Për Qind e të Anketuarve Thonë se nuk u Duhet Mjeku

Nga një sondazh i publikuar në Prishtinë doli se 81 për qind e të anketuarve shëndetin e tyre e konsiderojnë shumë të mirë.

Hulumtimi i opinionit për qasjen në kujdesin shëndetësor të grave dhe të burrave në Kosovë i kryer nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) nxori përfundimin se të anketuarit kryesisht besojnë se kanë shëndet të mirë.

NDËRLIDHUR

Nga 1309 persona të anketuar, 81 për qind e konsideruan shëndetin e tyre në gjendje të mirë.

Igballe Rugova nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës tha se qeveria ka obligim ligjor t’ua sigurojë të gjithë kosovarëve të drejtën për shëndet.

Ajo gjatë prezantimit të hulumtimit, tregoi se çfarë përmban ai.

“Raporti nxjerr të dhëna se deri në çfarë mase kosovarët i shfrytëzojnë shërbimet publike dhe private të kujdesit shëndetësor, apo hasin në pengesa të ndryshme financiare, gjeografike, etnike, kulturore e shumë të tjera dhe në çfarë mase janë të informuar për të drejtat e tyre si pacientë”, tha Rugova.

Nicole Farnsworth, autorja e këtij hulumtimi, tha se gratë e anketuara e konsiderojnë gjendjen e tyre shëndetësore pak më të keqe sesa vlerësimi që burrat e anketuar i bëjnë shëndetit të tyre.

Hulumtimi nxori edhe të dhënën shqetësuese se shumë të anketuar përdorin barna pa përshkrimin e mjekut.

Sipas Farnsworth-it, disa nga gratë e anketuara thanë se burrat e tyre vendosin kur ato duhet të shkojnë te mjeku.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se ministria që drejton bashkë me të gjitha institucionet shëndetësore janë të përkushtuar t’i kenë pacientët në qendër të vëmendjes.

Rrahmani foli edhe për raportin e Rrjetit të Grupeve të Grave të dalë nga anketa.

“Ky raport prek pikat kryesore që lidhen me konceptin e sigurimit të shërbimit shëndetësor cilësor, përfshirë qasjen, cilësinë, të drejtat e pacientëve, besimin në këto shërbime dhe sigurimin e informatave burimore për mundësi që ofron sistemi shëndetësor për shërbime të ndryshme për pacientët”, tha Rrahmani.

Por qytetarët e Kosovës ende nuk kanë sigurim shëndetësor, edhe pse Ligji për Sigurime Shëndetësore është miratuar në vitin 2007, ndërsa ministri Rrahmani ka premtuar se sivjet do të nisë mbledhja e premiumeve-shumës së caktuar që një individ ose organizatë duhet të paguajë për të marrë policën e sigurimit shëndetësor.

Rrahmani: Sigurimi Shëndetësor Vitin e Ardhshëm

KALLXO.com në ditën e fundit të vitit të kaluar shkroi për gjithë atë që ndodhi në 2016-ën në shëndetësinë kosovare.

Viti i Sëmurë

Redaktoi: Bekim Muhaxheri

02 Shkurt 2017 - 14:38

Besiana Dauti 02/02/2017 - 14:38
NDËRVEPRIMI0

81 Për Qind e të Anketuarve Thonë se nuk u Duhet Mjeku

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend