Arkiva | Foto: KALLXO.com

Zjarr në Ndërtesë në Lipjan, Lëndohen Dy Policë dhe Tri Banore

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime gjatë intervenimit për largimin e banorëve nga një ndërtesë banimi ku kishte shpërthyer një zjarr.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur në rr. “Lidhja e Prizrenit”, në Lipjan, dje rreth orës 09:10.

Zjarri kishte shpërthyer te njehsorët e rrymës.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë intervenimit të largimit të banorëve dy zyrtarë policorë dhe tri banore kanë pësuar lëndime për çka kanë pranuar tretman mjekësor.

Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve.

Rasti, i cili po cilësohet si zjarr aksidental, është duke u hetuar.