Tiranë, zjarr në një banesë, vdiq një 69-vjeçare

Një banesë në rrugën “Loni Ligori” në Astir, Tiranë, dyshohet se sot u përfshi nga zjarri dhe si pasojë e tij vdiq shtetasja L.Z., që jetonte e vetme, dyshohet si pasojë e asfiksisë.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspertizë mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes, transmeton rtv21.tv.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./21Media.