Tym del nga Trump Tower ne Nju Jork - Foto: REL/Reuters

Zjarr në Ndërtesën Trump Tower në Nju Jork

Zjarrfikësit në Nju Jork janë ftuar sot në objektin Trump Tower, për ta fikur zjarrin në katin më të lartë të ndërtesës, e cila është rezidenca private e presidentit amerikan, Donad Trump, dhe e familjes së tij.

Në fotografitë nga ajri shihen zjarrfikësit në kulm të ndërtesës, derisa tymi i dendur del nga një skaj i objektit.

Departamenti i zjarrfikjes i Nju Jorkut tha se zjarri, për të cilin ishte raportuar në orën 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale, ka shkaktuar lëndimin e dy personave, njëri prej tyre seriozisht.

Flaka është përshkruar si “zjarr i vogël elektrik”, që me të shpejtë ishte vënë nën kontroll.

Ndërtesa në Avenynë e Pestë në Menhetën, afër Parkut Qendror, përbëhet nga banesa luksoze dhe zyre biznesore.

Në atë kohë, presidenti Trump ishte në Uashington. (REL)