Xhavit Zariqi, AAK, Ferizaj. Foto: Atdhe Mulla

Xhavit Zariqi: Do t’i Japim Mundësi Diasporës të Investojë në Ferizaj

Kandidati i AAK-së për kryetar të Ferizajt, Xhavit Zariqi, premtoi se do t’ia hapë rrugën diaporës për të investuar në këtë komunë në rast se ai fiton zgjedhjet e sivjetme.

Zariqi tha se AAK ka një program qeverisës katërvjeçar të cilin e cilësoi si “shumë praktik dhe të realizueshëm”.

“Ofrojmë qeverisje ndryshe nga deri tani, qytetarët do të pyeten dhe marrin pjesë në përcaktimin e buxhetit të Ferizajt”, tha Zariqi.

“Ofrojmë qeverisje moderne ku në çdo moment është interesi i qytetarit”, shtoi ai.

“Duhet angazhim i sinqertë, transparent e bashkëpunues me të gjithë ata që janë të interesuar të investojnë në komunën tonë. Diasporës nuk i është dhënë mundësia të investojë deri më tani”, tha kandidati i AAK-së.

Në debat po marrin pjesë Amir Rexhepi (AKR), Agim Aliu (PDK), Bashkim Fazliu (NQF), Besnik Berisha (NISMA), Faton Topalli (LVV), Muharrem Svarqa (LDK), Qazim Rrahmani (PAI) dhe Xhavit Zariqi (AAK).