Xhafer Tahirii. Foto: Kallxo.com

Xhafer Tahiri: Kam Ekipin e Ri, Bashkë me VV e AKR

Kandidati i LDK-së për komunën e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në DebatPernime ka deklaruar se vendimi i parë i tij nëse zgjedhjet kryetar do jetë ai për emërimin e Drejtorit të Arsimit, i cili do t’i zgjidhte problemet për nxënësit që udhëtojnë nga fshatrat e largëta.

Ai tha se ekipi i tij qeverisës i kalon kufijtë partiakë, falë koalicionit që ka lidhur me Vetëvendosjen dhe AKR-në.

“Besim Muzaqi nga Lëvizja Vetëvendosej dhe Nasuf Aliu nga Aleanca Kosova e Re janë dy partnerët e ekipit tim qeverisës, pra partnerët nga koalicioni. Por të gjitha ekipi do të jenë të rijnë”, ka thënë Tahiri nga LDK.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Ferit Idrizi nga PDK doli i pari me 10,184 vota apo 33.29 përqind, ndërsa Xhafer Tahiri nga LDK i dyti me 7,842 vota apo 25.64 përqind.