Debat Pernime, Klinë. Foto: Atdhe Mulla

Sonte Debat Pernime për Klinën

Kandidatët për kryetar të komunës së Klinës për zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sonte në Debat Pernime në orën 19:45 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Klinën pas 22 tetorit, Avni Gashi (AKR), Besim Hoti (LDK), Iber Elezaj (LVV), Nezir Gashi (NISMA), Sokol Bashota (PDK) dhe Zenun Elezaj (AAK) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e bashkëshorteve të kandidatëve rreth bashkëshortëve të tyre.