Shpend Ahmeti Premton Çerdhe në Bardhosh

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u premtoi banorëve të fshatit Bardhosh ndërtimin e një çerdheje.

Në tubimin parazgjedhor të mbajtur në këtë fshat, Ahmeti foli për punët e deritanishme të komunës gjatë katër viteve të mandatit të tij dhe për zotimet për mandatin e ardhshëm, nëse rikonfirmohet në këtë pozitë.

“Sipas kërkesave të banorëve, ne kemi renditur projektet tona për Bardhoshin, që do të realizohen në 4 vitet e ardhshme: ndërtimi i çerdhes, rregullimi i orarit të transportit publik dhe punimet infrastrukturore në rrugë dhe rrugica”, tha Ahmeti duke numëruar projektet për të cilat do të angazhohet në katërvjeçarin e ardhshëm në këtë fshat.