Naim Ismaili, PDK, Shtime. Foto: Kallxo.com

Naim Ismaili Premton Publikim të Uzurpatorëve

Naim Ismaili, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Shtimes, u zotua se faqja online e Shtimes do të plotësohet edhe me listën e uzurpatorëve të pronave komunale.

Ismaili tha në Debat Pernime se nëse do ta marrë mandatin në krye të Shtimes, në tre mujorin e parë do ta bëjë këtë listë publike.

Ismaili po debaton me Fatmir Rashitit, kandidat i pavarur, në Debat Pernime

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Naim Ismaili doli i pari me 4,983 vota apo 38.61 përqind, ndërsa Fatmir Rashiti i dyti me 3,474 vota apo 26.92 përqind.

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: