Tubimi elektoral i kandidatit Bajrush Ymeri për kryetar të Artanës - Foto: LDK

Mustafa: Ymeri Kandidati më Meritor për Kryetar të Artanës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha sot në një tubim se asnjë kandidat nuk është më meritor sesa Bajrush Ymeri për të qenë kryetar i Artanës.

“Gjatë qeverisjes së Ymerit deri më 2013, ai i ka respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe ka përmbushur të gjitha premtimet”, ka thënë Mustafa.

Ai potencoi se gjatë qeverisjes së Ymerit do të ketë më shumë investime në të gjitha fshatrat, pavarësisht përbërjes etnike të banorëve.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Artanës, Bajrush Ymeri, ka thënë se LDK i njeh më së miri problemet me të cilat përballen qytetarët e Artanës.

“Prioritete tona janë zhvillimi ekonomik, më konkretisht bujqësia dhe turizmi. Do të subvencionojmë nga komuna sektorin e bujqësisë, fermerët e gjedheve, deleve dhe dhive, kultivimin e bimëve të ndryshme, frutat e malit etj”, ka thënë Ymeri.

Sa i përket turizmit, ai tha se do t’i përkrahim familjet që merren me turizmin rural.