Ferit Idrizi, PDK, Vushtrri. Foto: Kallxo.com

Kryetari i Ri, Drejtorët e Rinj

Kandidati i PDK-së për komunën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në Debat Pernime deklaruar se vendimi i parë i tij nëse zgjedhet kryetar do të jetë ai për drejtorët e rinj në komunë.

Ai ka thënë se do të iniciojë ndryshimin e statutit të komunës i cili, sipas tij, do t`i hapë rrugë themelimit të Drejtorisë së Bujqësisë.

Idrizi nuk ka treguar emrat e ekipit të tij qeverisës, por ka deklaruar se të gjithë drejtorët do të jenë të rijnë dhe jo ata që kanë qeverisur deri tani.

“Ekipi im do jenë profesionalit, do te kemi një ekip të re e cila nuk ka qeverisur më parë në komunën e Vushtrrisë. Nuk e kemi bërë publik, por do ti jam rëndësi gjinisë”, ka thënë Idrizi nga PDK.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Ferit Idrizi nga PDK doli i pari me 10,184 vota apo 33.29 përqind, ndërsa Xhafer Tahiri nga LDK i dyti me 7,842 vota apo 25.64 përqind.