Debat Pernime

Kandidati i Kërçovës në Debat Pernime

Në debatin e sontëm i cili transmetohet në TV ART CHANNEL të Tetovës në Maqedoni dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com, përballë Jeta Xharrës do të dalë kandidati i vetëm shqiptar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Fatmir Dehari.

Debatet do të transmetohen në TV ART CHANNEL deri më 7 tetor dhe Drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Në kuadër të këtyre debateve, shikuesit do të njihen me ofertën politike të kandidatëve për komunat Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë.

Qytetarët mund të dërgojnë pyetje për kandidatët përmes platformës online në KALLXO.com, aplikacionit mobil të KALLXO.com si dhe në Facebook të KALLXO.com.

Debatet organizohen në partneritet të KALLXO.com dhe PortalbVërtetëmatës/VistinomerArt Channel dhe BIRN Maqedonia.