Debat Pernime, Shtime. Foto: Kallxo.com

Kandidatët për Shtimen Përplasen Lidhur me Ndërtimin e Çerdhes

Naim Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Fatmir Rashiti, kandidat i pavarur për kryetar të Shtimes shkëmbyen akuza lidhur me zvarritjen e ndërtimit të një çerdheje në këtë komunë.

Rashiti, në Debat Pernime tha se çerdhja po vonohet për shkak të disa kontesteve gjyqësore.

Në anën tjetër, Naim Ismaili, kryetar aktual akuzoi dikë që ai e quan përkrahës të Rashitit për bllokim të punëve.

“Ka shku një njeri i Komunës së Shtimes që e mbështet kandidatin e pavarur, kryetari i Nismës për Shtime, që po pezullon punën në Komunën e Shtimes”, tha Ismaili.

Këto akuza i mohoi Rashiti.

”Nuk është e vërtetë, kurrë se kam taku Ministrin e Arsimit. Nuk është tu pengu sepse është qytetar i Shtimes si ti, si unë”, tha Rashiti.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Naim Ismaili doli i pari me 4,983 vota apo 38.61 përqind, ndërsa Fatmir Rashiti i dyti me 3,474 vota apo 26.92 përqind.

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: