Jeta Xharra, Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

Kandidatët për Rahovecin Sot në Debat Pernime

Kandidatët për kryetar të komunës së Rahovecit për zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sot në Debat Pernime në terminin e pasdites prej orës 13:30 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Rahovecin pas 22 tetorit, Besim Hoti (NISMA), Ibrahim Kyeziu (LDK), Idriz Vehapi (PDK), Smajl Latifi (AAK) dhe Visar Korenica (VV) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e familjarëve të kandidatëve.