Fatmir Gashi, AAK, Pejë. Foto: Atdhe Mulla

Fatmir Gashi: Peja do të Bëhet me 'Smart' Parkingje

Kandidati për kryetar të Pejës nga AAK, Fatmir Gashi, në Debat Pernime për Pejën të moderuar nga Jeta Xharra ka thënë që nëse ai do të jetë në krye të komunës së Pejës, qyteti do të ketë smart parkingje (parkingje të mençura) qysh në gjashtë muajt e parë.

“Parkingjet, Peja nuk ka asnjë parking si duhet, ne në gjashtë muajt e parë do të kemi smart parkingje” tha Gashi.

Sa i përket fshatit Bogë, kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës ka thënë se nëse do të ishte respektuar ligji nuk do të kishte objekte pa leje.

“Nëse ish respektu ligji nuk kish pas objekte pa leje, është shku një njeri që ndoshta është më së paku fajtor që e kanë shndërru Pejën në një vend kaotik” shtoi Gashi.