Debat Pernime, Dragash. Foto: Atdhe Mulla

Debat Pernime Sonte për Dragashin

Kandidatët për kryetar të komunës së Dragashit për zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sonte në Debat Pernime në orën 19:45 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Dragashit pas 22 tetorit, Admir Shola (JGP), Fatmir Halili (Nisma), Samidin Dauti (VV), Selami Saiti (AAK), Sherif Aga (Vakat), Selim Kryeziu (LDK) dhe Shaban Shabani (PDK) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e bashkëshorteve të kandidatëve rreth bashkëshortëve të tyre.