Sokol Bashota, PDK, Klinë. Foto: Atdhe Mulla

Bashota: Stacionin e Autobusëve e Kam Lënë për Msysh

Kryetari në detyrë i Komunës së Klinës, Sokol Bashota konsideron se ka punuar aq shumë në këtë komunë sa që mund të ketë ‘mësysh’.

Në Debat Pernime, Bashota tha se si udhëheqës në Klinë e ka lënë pa ndërtuar stacionin e autobusëve “për t’i ikur syrit të keq” ngase punët e tjera i konsideron të përfunduara.

Megjithatë, përballë Jeta Xharrës ai premtoi se ky stacion do të jetë i gatshëm vitin e ardhshëm.

“Me thanë të drejtën, këtë [Stacionin e Autobusëve] e kam lënë vetëm për mësysh, se kam ndërtu. Stacioni i autobusëve kryhet në vitin 2018”, tha Bashota.

Në debatin për Klinën morën pjesë Avni Gashi (AKR), Besim Hoti (LDK), Iber Elezaj (LVV), Nezir Gashi (NISMA), Sokol Bashota (PDK) dhe Zenun Elezaj (AAK).