Foto: Ilustrim

Arrestohet burri në Klinë, i dyshuar për dhunimin e një gruaje

Një grua në Klinë ka raportuar në Policinë e Kosovës më 11.03.2024, se një burrë ka kryer dhunë në familje dhe se e ka dhunuar atë.

Sipas raportit policor, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.