Debat Pernime, Klinë

Bashota e Elezaj, Qëndrime të Kundërta Rreth Aktakuzave

Kandidati i AAK-së për kryetar të Klinës Zenun Elezaj në Debat Pernime ka thënë se nëse ndaj tij ngritet aktakuzë do japë menjëherë dorëheqje.

“Nëse kam vendim gjykate do japë dorëheqje, edhe nëse më ngritet aktakuzë do të japë dorëheqje, sepse nuk kam fytyre me dal përpara qytetarëve”, ka deklaruar Elezaj.

Ndërsa rivali i tij, kandidati i PDK-së Sokol Bashota tha se nuk do të japë dorëheqje nëse ndaj tij ngritet aktakuzë.

“Aktakuza mund të ngritet mbi bazë dhe pa bazë. Nuk jap dorëheqje për aktakuzë. Por nëse kam vendim gjykate nuk e ushtroj detyrën e kryetarit, gjithçka sipas ligjit”, ka deklaruar Bashota.

Qytetarët e Klinës do mund të votojnë në zgjedhjet e së dielës për balotazh në mes të Sokol Bashota nga PDK dhe Zenun Elezaj AAK.

Rezultatet Zyrtare të raundit të parë tregojnë se Sokol Bashota – PDK  ka 37.76% të votave dhe  Zenun Elezaj – AAK :25.45%.