Arban Abrashi te varrezat e Prishtinës - Foto: Facebook

Abrashi: Nuk do t'i Lëmë Varrezat Pa Përkujdesje Sikur Tani

Me kërkesë të banorëve dhe të Bashkësisë Islame, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka vizituar sot varrezat në lagjen “Arbëria” dhe ka deklaruar se nën qeverisjen e tij nuk do t’i lihen varrezat pa përkujdesje, “siç ka bërë Komuna e Prishtinës për katër vjet”.

“Kam pranuar ankesat e qytetarëve dhe Bashkësisë Islame për mos intervenimin e komunës për një kohë të gjatë. E jona është se do t’i mirëmbajmë varrezat, do t’i marrim obligimet si komunë për t’i ndërtuar stazat për këmbësorë, por do të investojmë edhe në krijimin e rrethojës për varreza”, tha Abrashi.

Ai ka shtuar se do ta përkrahë financiarisht projektin e Bashkësisë Islame për investime në përmirësimin e kushteve në morgun e Xhamisë tek varrezat.