Në komunën e Prizrenit prin Lëvizja Vetëvendosje

Në zgjedhjet e sotme parlamentare në komunën e Prizrenit kanë votuar 38,69 për qind e votuesve të regjistruar.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, nga 40 për qind e votave në numëruara në komunën e Prizrenit prin Lëvizja Vetëvendosje me 25.42 për qind të votave.

Partia e dytë është PDK me 23.64 për qind, ndërsa e treta vjen LDK me 19.59 për qind.

E katërta është VAKAT me 7.84 për qind e më pas vjen koalicioni NISMA-AKR-PD me 6.29 për qind të votave.

Këtu mund t’i gjeni rezultatet preliminare për komunën e Prizrenit.