Ish-kampi i Susicës në Vlasenica. Foto: BIRN.

Ish-ushtari serb i Bosnjës lirohet nga akuzat për përdhunim të të burgosurës

Ish-ushtari serb i Bosnjës Milenko Gojgoloviç u lirua nga akuzat për përdhunimin e një të burgosure në kampin e paraburgimit Susica në Vlasenica gjatë luftës në 1992.

Avokati i ish-ushtarit Milenko Gojgoloviç, Miodrag Stojanoviç, tha për BIRN të mërkurën se Gjykata e Qarkut në Sarajevën Lindore e liroi klientin e tij nga akuzat “për shkak të mungesës së provave”.

Gojgoloviç ishte anëtar i Forcës së Mbrojtjes Territoriale në Vlasenicë dhe më vonë u bë anëtar i Brigadës së Këmbësorisë së Lehtë të Vlasenicës të Korpusit Drina të Ushtrisë Serbe të Bosnjës.

Ai u gjykua për përdhunimin dhe rrahjen e një të burgosure në kampin e paraburgimit Susica në Vlasenica në qershor 1992.

Vendimi për lirimin nga akuzat është i shkallës së parë dhe mund të apelohet. BalkanInsight